Flash

Antimafia italiane në kërkim të një baze në Shqipëri të trafikut të kokainës

Lapsi.al 29 May 2026

Kanë dalë detaje të reja nga operacioni i gjerë i antimafias italiane që dy ditë më parë goditi një rrjet të strukturuar shqiptar të trafikut të kokainës që vepronte në zonën e L’Aquila dhe komunat përreth. Operacioni ishte koduar me emrin “Consegna della Cocaina” dhe kishte në shënjestër rrjetin që ishte i ndarë në 3 grupe. 

Karabinierët ekzekutuan 25 masa sigurie personale dhe 11 ndalime qëndrimi, ndërsa nën hetim janë 40 persona, pothuajse të gjithë shtetas shqiptarë. Ata akuzohen për organizatë kriminale, trafik narkotikësh dhe shpërndarje kokaine.

Sipas hetimeve, rrjeti kriminal funksiononte përmes të rinjve shqiptarë të moshës rreth 20 vjeç, pa precedentë penalë, të cilët mbërrinin në Itali me viza turistike. Pas mbërritjes në Romë, ata transferoheshin në L’Aquila, ku pajiseshin me apartamente me qira, automjete, telefona celularë dhe karta SIM të ndryshme.

Hetuesit italianë thonë se organizata ishte e ndërtuar në mënyrë të tillë që trafikantët të ishin “pothuajse të padukshëm”. Ata mbanin me vete vetëm sasi të vogla kokaine për të shmangur arrestimet e rënda, ndërsa pjesa tjetër e drogës fshihej në pyje, zona rurale dhe periferi të qytetit.

Sipas antimafias, pas aktivitetit në Itali qëndronte një strukturë operative në Shqipëri, e cila koordinonte rekrutimin e të rinjve, furnizimin me drogë dhe zëvendësimin e menjëhershëm të trafikantëve të arrestuar apo të identifikuar nga policia.

Karabinierët sekuestruan rreth 1 kilogram kokainë. Sipas autoriteteve italiane, janë dokumentuar të paktën 3,200 doza të shitura, me një xhiro të vlerësuar rreth 125 mijë euro.

Mediat italiane shkruajnë se fokusi është tashmë në Shqipëri për të goditur lidhjet e këtij grupi me vendin tonë. Sipas tyre ekziston "komandë shqiptare" që menaxhonte grupet. Drejtuesit ishin përgjegjës për sigurimin e kokainës, koordinimin e shitësve dhe lidhjen me klientët. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI