Flash

Detaje të reja/ Cilët janë shqiptarët që plagosën biznesmenin pakistanez në Athinë

Lapsi.al 29 May 2026

Jerasimo Korkuti, 31 vjeç nga fshati Gjashtë i Sarandës dhe Andi Beqiri, 27 vjeç nga Konispoli, janë dy shqiptarët e arrestuar dy ditë më parë nga policia greke pas plagosjes së një shtetasi pakistanez në Athinë. Së bashku me ta është arrestuar edhe një shtetas grek 30 vjeç, me precedentë të rëndë penalë, i cili dyshohet si autori kryesor i plagosjes së pakistanezit në dyqanin e tij në zonën e Patisias.

ERT shkruan se autori i dyshuar ka hyrë në ambientet e biznesit i maskuar dhe i shoqëruar nga një prej shqiptarëve. Pas ngjarjes, autorët janë larguar me një automjet tip “BMW”, duke u përfshirë në një ndjekje nga policia në rrugët e Athinës, gjatë së cilës makina e tyre është përplasur me disa automjete të tjera para se të ndalej. Një person i katërt, i dyshuar gjithashtu si shqiptar, ka arritur të largohet dhe vijon të kërkohet nga autoritetet greke.

Policia greke dyshon se ngjarja lidhet me larje hesapesh. Autoritetet greke vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personit të katërt të arratisur.

Sipas të njëjtave burime, emri i Andi Beqirit nuk është i panjohur për policinë greke. Në shtator të vitit 2022, ai u arrestua në zonën e Haidarit në Athinë, pasi në automjetin ku udhëtonte u gjetën dy armë kallashnikov me dy krehra dhe rreth 90 fishekë. Në makinë u sekuestruan edhe dy bileta që lidhnin udhëtimin me qytetin kufitar të Igumenicës. Bashkë me Beqirin u arrestua edhe 41-vjeçari Viktor Cala, i cili rezultonte person në kërkim në Greqi.

Ky i fundit dyshohej si autor i vrasjes së një romi dhe tentativës së vrasjes së një shqiptari. Sipas hetimeve të atëhershme, vrasja dyshohej se ishte porositur nga Klod Cara alias Klodian Lekocaj, 49 vjeç nga Berati, i burgosur prej vitesh në Greqi dhe i akuzuar si organizator i disa krimeve të rënda, përfshirë vrasje.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI