Flash

Salianji, takim në Tiranë: PD nuk mund të jetë pronë e një njeriu

Lapsi.al 29 May 2026

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji zhvilloi një ditë para Kuvendit Kombëtar një takim në Tiranë me mbështetës të tij. Ai theksoi se PD nuk mund të jetë pronë e një individi për interesa personale.

“PD ka humbur shumë beteja gjatë këtyre viteve, por humbja më e madhe ka qenë largimi nga standardet që bënë PD forcën më të madhe në këtë vend.

Sot shumë demokratë janë përjashtuar jo vetëm nga vendimmarrja por edhe nga e drejta për të dhënë kontribut. Shumë profesionistë nuk e gjejnë derën e hapur. Demokracia është garë, debat, përballje me premtimet e dhëna dhe të pambajtura dhe çdo demokrat të ketë mundësi të zgjedhje atë që mendon se e bën PD  fituese.

Ne do vazhdojmë pa ndalur deri sa ta përmirësojmë PD. Nuk mund të pranojmë përjashtimin e demokratëve që përballen me regjimin. Neni “Basha”, ndalon kandidimin e kryetarit që humb zgjedhjet”, tha ai.

Salianji u shpreh se demokracia është garë dhe nuk do të ndalet deri sa të përmirësojë PD-në. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI