Flash

Del jashtë kontrollit situata në Malin e Tërbunit, flakët vijojnë të përhapen me shpejtësi

Lapsi.al 6 September 2026

zjarr245.JPG
Situata paraqitet jashtë kontrollit në malin e Tërbunit në Pukë, ku zjarri vijon të përhapet me shpejtësi, duke përfshirë sipërfaqe të mëdha pyjore. Flakët, të favorizuara nga era dhe terreni i vështirë malor, kanë përparuar në zona të ndryshme të masivit pyjor, duke e bërë të vështirë ndërhyrjen për izolimin e vatrave.

Mësohet se zjarri ka përfshirë edhe një banesë të braktisur, ndërsa vijojnë përpjekjet në terren për të frenuar përhapjen e flakëve. Forcat e angazhuara po punojnë për izolimin e zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së tij në zona të tjera, ndërsa situata mbetet e vështirë për shkak të kushteve të terrenit dhe erës.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI