Flash

"50 mln lekë ose të hedhim në erë biznesin", kërcënim me kuti picash në Peshkopi

Lapsi.al 2 October 2026

"50 mln lekë ose të hedhim në erë biznesin",

Një biznes privat në qytetin e Peshkopisë është bërë objekt i një kërcënimi serioz, pasi pronarit të subjektit i është kërkuar të paguajë shumën prej 50 milionë lekësh, me paralajmërimin se në të kundërt biznesi do të hidhej në erë.

Sipas të dhënave paraprake, pronarit i është dërguar një kuti picash, brenda së cilës ndodhej kërkesa për pagesën e shumës së parave, së bashku me disa materiale që dyshohet se mund të përbënin një pajisje artizanale të ngjashme me eksploziv.

Pas konstatimit të pakos, zona në dalje të qytetit të Peshkopisë është rrethuar menjëherë nga forcat e Policisë. Për rreth tre orë, perimetri është mbajtur nën kontroll për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe për të shmangur çdo rrezik të mundshëm.

Në vendngjarje kanë mbërritur specialistë të çminimit dhe neutralizimit të lëndëve eksplozive nga Tirana, të cilët kanë marrë masa të tjera sigurie për menaxhimin e situatës.

Ndërkohë, mësohet se janë mbyllur edhe subjektet përreth zonës së karburantit, ndërsa qarkullimi i automjeteve është devijuar dhe ka vijuar nëpërmjet unazës së Peshkopisë.

Në kuadër të hetimeve, Policia ka shoqëruar disa persona, ndërsa grupet hetimore po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të kërcënimit.

Pritet konfirmimi zyrtar i Policisë së Shtetit për detajet e ngjarjes, si dhe për natyrën e materialeve të gjetura në pakon e dërguar pranë biznesit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI