Flash

Pamjet/ Izraeliti Ron Yeffet duke dalë nga Kryeministria (VIDEO)

Lapsi.al 2 October 2026

Pamjet/ Izraeliti Ron Yeffet duke dalë nga Kryeministria (VIDEO)

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka ndarë një video në rrjetet sociale, ku duket sipas tij Ron Yeffet duke dalë nga Kryeministria. 

“Edi Rama ka ndërtuar, një model qeverisjeje ku interesi publik është zëvendësuar nga interesat e një rrethi të ngushtë njerëzish dhe biznesesh. Pikërisht për këtë arsye, çdo marrëdhënie mes zyrtarëve të lartë dhe personave që përfitojnë apo synojnë të përfitojnë nga pasuritë dhe fondet publike duhet të jetë transparente dhe e verifikueshme. Kjo është edhe arsyeja pse pamjet e publikuara më poshtë, ku Ron Yeffet shfaqet duke dalë nga Kryeministria pas një takimi me Edi Ramën, sikur të ishte një personalitet i lartë shtetëror, kërkojnë shpjegime të qarta. Një marrëdhënie kaq e afërt, nuk mund të trajtohet si një çështje private kur në mes janë interesa të rëndësishme publike dhe të sigurisë kombëtare”, shkruan Bardhi, ndërsa Prokuroria e Posaçme ushtroi sot kontrolle në banesën e Yeffet, kontrolle që vijnë pas publikimit të përgjimeve nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI