Flash

Qeveria i hap rrugë tregtimit të kriptomonedhave në Shqipëri

Lapsi.al 2 October 2026

Qeveria i hap rrugë tregtimit të kriptomonedhave në Shqipëri

Këshilli i Ministrave miratoi më 2 tetor projektligjin “Për Tregjet e Kripto-Aseteve”, të hartuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF). 

Projektligji synon të krijojë një kuadër të plotë ligjor për tregtimin dhe ofrimin e shërbimeve që lidhen me kripto-asetet në Shqipëri, në përputhje me rregullat e Bashkimit Evropian.

Projektligji përafron legjislacionin shqiptar me Rregulloren e BE-së 2023/1114, e njohur si MiCA. Ai parashikon rregulla për emetimin e kripto-aseteve, funksionimin e platformave të tregtimit, ruajtjen dhe këmbimin e tyre, si dhe për shërbime të tjera që lidhen me këtë treg.

Një nga qëllimet kryesore është mbrojtja e investitorëve dhe rritja e transparencës. Projektligji përcakton kërkesa për kapitalin, qeverisjen e kompanive, menaxhimin e konflikteve të interesit, sigurinë kibernetike dhe masat kundër abuzimit me tregun dhe pastrimit të parave.

Me këtë kuadër të ri synohet që aktiviteti i operatorëve të kripto-aseteve në Shqipëri të zhvillohet mbi rregulla më të qarta dhe të harmonizuara me standardet evropiane.

Projektligji parashikon gjithashtu trajtim të ndryshëm për llojet e kripto-aseteve, në varësi të karakteristikave dhe rreziqeve të tyre. 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI