Flash

Rama mbron projektin nga New Yorku: Zvërneci vlen miliarda, kundërshtarët “sharlatanë”

Lapsi.al 26 September 2026

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me komunitetin shqiptar në Staten Island, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara për punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Në fjalën e tij, Rama u ndal te marrëdhënia me diasporën, duke thënë se ajo ka ndryshuar ndjeshëm gjatë viteve të fundit. Sipas tij, lidhja me shqiptarët jashtë vendit nuk mbështetet më vetëm te remitancat, por gjithnjë e më shumë te investimet, interesat ekonomike dhe rikthimi i tyre në Shqipëri. 

Një pjesë të rëndësishme të fjalës, kryeministri ia kushtoi projektit turistik të Zvërnecit. Kryeqeveritari sërish e mbrojti projektin turistik duke thënë se ai ka potencial të kalojë vlerën e 4 miliardë eurove. Sipas tij, vendi duhet të kalojë nga turizmi masiv drejt atij me vlerë më të lartë ekonomike. Por ndërsa foli për përfitimet financiare, Rama pranoi se përmasat e projektit e bëjnë atë veçanërisht delikat për mjedisin. Kryeqeveritari gjithashtu zgjodhi t’i përgjigjet ashpër një pjese të kritikëve të projektit, duke i cilësuar pretendimet që qarkullojnë në rrjetet sociale si produkte të “sharlatanëve dhe manipulatorëve”. Edhe më herët ai i ka kundërshtuar protestat dhe akuzat ndaj projektit, ndërsa ka pretenduar se një pjesë e debatit është ushqyer nga dezinformimi.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI