Flash

Nga sheshi te Kryeministria, protesta kundër qeverisë vijon për të 119-ën ditë

Lapsi.al 26 September 2026

Protesta kundër qeverisë ka vijuar edhe këtë të shtunë në Tiranë, me qytetarët që u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe marshuan më pas drejt Kryeministrisë. Në ditën e 119-të të mobilizimit, krahas kërkesës për dorëheqjen e Edi Ramës, janë shtuar edhe thirrjet që drejtësia të hetojë zyrtarët e lartë. Protestuesit kanë ngritur akuza për korrupsion dhe afera, duke iu referuar ditët e fundit edhe çështjes së ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni.

Protesta vjen pas një jave me mobilizime edhe para Parlamentit, ku pati tensione mes qytetarëve dhe policisë. “Rama, jep dorëheqjen” dhe “Ju erdhi fundi” vijojnë të jenë ndër thirrjet kryesore, ndërsa protestuesit deklarojnë se tubimet do të vazhdojnë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI