Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Broja: Mund t'i shmangnim ato gola. Gjimshiti: Të mendojmë për Andorrën

Lapsi.al 21 March 2025
Broja: Mund t'i shmangnim ato gola. Gjimshiti: Të mendojmë

Pas humbjes së Shqipërisë 2-0 me Anglinë, ka folur Armando Broja dhe kapiteni Berat Gjimshiti.

Tre Luanët fituan falë golave të shënuar nga Lewis-Skelly dhe Harry Kane.

Armando Broja ka folur edhe për rikthimin e tij në kombëtare.

“E dinim që do të ishte e vështirë, Anglia është një nivel shumë i lartë. Ata me Francën, Belgjikën, Holandën e Spanjën, e dimë që kanë shumë cilësi. Por e dimë që kemi ardhur në shtëpinë e tyre. Por çdo gjë është e mundur dhe kishim disa mundësi për gol. E dinim që do ishte e vështirë, se Anglia ka cilësi shumë të madhe"

"Dhe kur lodhet ndonjë lojtar, futet një tjetër me cilësi dhe e dinim që ishte e vështirë. Ekipi ishte mirë, kishim mundësi të mos hanim ato gola. Se për mendimin tim nuk ishim shumë gola të bukur e rrezikshëm. Njëri ishte pasim pas shpine. Pastaj tjetri krosim në shtyllë të dytë e preku mirë sulmuesi. Por këto gjëra mund t’i përmirësojmë e mund të shkojmë një nivel më të lartë", u shpreh Armando Broja.

"U ktheva nga një dëmtim i gjatë, ka qenë e vështirë dhe isha fokusuar te kthimi, te trupi. Të kem mundësitë më të mëdha e të mos dëmtohem përsëri. Sot më ka pëlqyer se si reagoi trupi e shkoi loja. Kisha edhe unë shanse për veten. Edhe një ditë tjetër mund të kisha shfrytëzuar shanset. Shënoja e kthenim ndeshjen se patëm dy mundësi në fund. Por janë disa gjëra të vogla që mund të shfrytëzojmë", tha Broja i gëzuar për rikthimin në Kombëtare.

"Kombëtarja më ka munguar shumë, si e thashë para Europianit më pëlqen shumë të luaj me kombëtaren. Më pëlqejnë shumë tifozët që ishin të mrekullueshëm, na dhanë kurajë e ishim shumë të mirë. Jam shumë i kënaqur që u ktheva me ekipin e çunat e shpresoj të rikuperoj tamam. 100%, të vazhdoj pa dëmtime e kënaqem me futboll”, tha Broja për “SuperSport” pas ndeshjes.

Ndërsa kapiteni Gjimshiti vuri theksin tek përballja e afërt me Andorrën.

“Besoj që vuajtëm në lëvizje. Të them të drejtën shumë shpejt pas ndeshjes të analizosh taktikën. Kam vërejtur që vuajtëm thellësinë e Bellingam, lëvizte shumë brenda linjës. E dimë të gjithë çfarë kualiteti ka. Me një lëvizje e nxjerr të gjithë mbrojtjen jashtë dhe e vuajtëm te goli i parë.

Sidomos nga minuta e 60-të, morën të gjithë lojtarët vetëbesim. Me hyrjen e Brojës, i fuste në vështirësi. Na dha motivim që mund të kapnim diçka. Si është futbolli, në momentin më të mirë erdhi goli i dytë dhe aty u mbyll loja.

Kemi akoma kohë. Është vetëm 1 ndeshje, Anglia favorite. Duhet të fokusohemi në ndeshjen e radhës. Ta harrojmë këtë sa më shpejt dhe të mendojmë për Andorrën. Nuk ka lojëra të thjeshta. Duhet të fokusohemi për të fituar atë ndeshje”, u shpreh Gjimshiti për Klan TV.

Botërori 2026, kualifikuese: Shqipëria humb 2-0 përballë Anglisë

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI