Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Gjimshiti dominon minutat, Bajrami ka prezencat: ja si vijnë kuqezinjtë ndaj Anglisë

Lapsi.al 21 March 2025
Gjimshiti dominon minutat, Bajrami ka prezencat: ja si vijnë
E gjithë vëmendja është e përqendruar në debutimin e Kombëtares në Wembley kundër Anglisë, takim që hap kështu fushatën kualifikuese të kuqezinjve drejt Botërorit 2026. Tre Luanët nuk kanë nevojë për prezantim për të kuptuar nivelin e vështirësisë së ndeshjes, por për të përballuar intensitetin e tyre duhen minuta në këmbë. Ndaj është e rëndësishme të shihim si vijnë lojtarët më të rëndësishëm të Kombëtares në sfidën e 21 marsit.

Minuta e ndeshje...

Lojtari me më shumë minuta është kapiteni Berat Gjimshiti. Mbrojtësi i Atalantës ka luajtur 2,924' në 39 ndeshje, më shumë se të gjithë të tjerët. E ndjek Qazim Laçi, që me Sparta Pragë ka koleksionuar 38 ndeshje e 2,605'. Thomas Strakosha e ka zgjidhur problemin që e ndoqi së fundmi në Itali e Angli, duke qenë në fushë 2,520' në 28 ndeshje. Në pozita solide të gjithë qendërmbrojtësit, sepse edhe Marash Kumbulla e Ardian Ismajli kanë numra të rëndësishëm me Empolin e Espanyol, duke regjistruar 26 ndeshje e të dy mbi 1,100’. Krahët difensivë mund të jenë problem, me mungesën e Mitaj dhe me Balliun që te Rayo ka humbur vendin si titullar, me vetëm 1,107' në 23 ndeshje. Numrin më të madh të ndeshjeve sezonale e ka Nedim Bajrami, 40 dhe  2,450', por çështja është se me ardhjen e Ferguson te Rangers fntazisti nuk po luan më. Në sulm kanë minuta të njëjta Manaj e Muçi, edhe pse qendërsulmuesi i Sivasspor ka më pak ndeshje e më shumë gola. Jasir Asani sidoqoftë është më produktivi dhe nga fillimi i sezonit në Korenë e Jugut ka 13 ndeshje e 1,074' me rekordin e 9 ndeshjeve e 9 golave në Championsin aziatik.

Broja, kur statistikat nuk kanë rëndësi

Numrat më të dobët i ka Broja: vetëm 261’ në një total prej 8 prezencash. Por sidoqoftë, 23 vjecari është nga ata që mund ta bëjë diferencën edhe pa minuta e të gjithë shpresojnë që Broja, ndaj Anglisë, t’i japë të drejtë Sylvinhos që e thërriti me vetëm 10’ në fushë pas dëmtimit të gjatë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI