Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Maradona, zbulime të reja në procesin gjyqësor: “I vrarë në bashkëpunim djallëzor”

Lapsi.al 21 March 2025
Maradona, zbulime të reja në procesin gjyqësor: “I

Në seancën e katërt të gjyqit për vdekjen e legjendës argjentinase Diego Armando Maradona në atë që është cilësuar si “shtëpia e tmerrit”, dëshmuan dy mjekë që ndërhynë në ditën e vdekjes së tij, më 25 nëntor 2020. Avokati Fernando Burlando, gjatë seancës në Tribunal Oral en lo Criminal N°3 de San Isidro, deklaroi: “Diego Armando Maradona u vra në një bashkëpunim djallëzor.”

Tetë punonjës të shëndetësisë, përfshirë neurokirurgun Leopoldo Luque, psikiatren Agustina Cosacheva, psikologun Carlos Díaz, Nancy Forlini, Mariano Perroni, infermierët Ricardo Omar Almirón dhe Dahiana Gisela Madrid, si dhe mjekun Pedro Di Spagna, janë akuzuar për vrasje për shkak të braktisjes së pacientit.

Mjeku fqinj me Diegon: “Ishte i vdekur prej disa orësh”

Një hetim i nisur në vitin 2021 arriti në përfundimin se ekipi mjekësor kishte vepruar në mënyrë të papërshtatshme, të tepruar dhe të pakujdesshme. Çështja ka shkaktuar debat të madh në Argjentinë dhe ka marrë jehonë në mbarë botën.

Lexo më tej: “Kështu vd*q Maradona, ajo shtëpi ishte teatër horror”: foto që tronditi Argjentinën

Mjeku Colin Campbell Irigoyen, fqinj i Maradonës në lagjen San Andrés të qytetit Tigre, ishte dëshmitari i parë para gjyqtarëve Maximiliano Savarino, Verónica Di Tomasso dhe Julieta Makintach: “Kur mbërrita, po i bënin manovra reanimimi. E ekzaminova me një matës tensioni dhe stetoskop. Ishte shumë i ftohtë. Nga përvoja dhe njohuritë e mia si mjek, mund të them se kishte ndërruar jetë prej disa orësh. Nuk reagonte ndaj asgjëje.” Mjeku kishte shkuar në shtëpinë e Diegos pas një telefonate nga psikologu Carlos Díaz, njëri prej të akuzuarve.

Mjeku që firmosi certifikatën e vdekjes: “Nuk donin ta pranonin”

Mjeku tjetër që dëshmoi ishte Juan Carlos Pinto, mjek i kompanisë së emergjencës mjekësore +Vida: “Në shtëpinë e Maradonës nuk kishte pajisje të mjaftueshme për të trajtuar pacientin.” Ai u përpoq ta ringjallte me një defibrilator dhe më pas firmosi certifikatën e vdekjes në orën 13:15.

Pinto ishte gjithashtu personi që i informoi familjarët për vdekjen e Maradonës: “Ata nuk donin ta pranonin që kishte vdekur. Ishte i vdekur prej më shumë se dy orësh. E them këtë për disa arsye: shenjat e ngurtësimit të trupit, pozicioni i tij i pajetë, i cili bëhet më i dukshëm pas dy orësh, si dhe njollat e vdekjes në shpinë. Më bëri përshtypje barku i tij jashtëzakonisht i fryrë, sikur do të shpërthente.”

Në një seancë të mëparshme të procesit gjyqësor, polici Lucas Farías kishte dëshmuar se në dhomën ku u gjet trupi i Maradonës nuk kishte asnjë pajisje mjekësore, gjë që e kishte habitur jashtëzakonisht shumë.

Prokurori tregon një foto ekskluzive: “Kështu vdiq Maradona”

Në ditën e parë të procesit, prokurori i përgjithshëm Patricio Ferrari shfaqi një imazh ekskluziv të argjentinasit Diego Armando Maradona të shtrirë në shtrat më 25 nëntor 2020. Ferrari, që është zëvendës prokuror i përgjithshëm i gjykatës së San Isidro, shfaqi fotografinë dhe kërkoi drejtësi për Diegon dhe familjen e tij: “Sot, Diego Armando Maradona, fëmijët e tij, të dashurit e tij dhe populli argjentinas meritojnë drejtësi”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI