Flash

COVAX sjell në Kosovë kontigjentin e dytë, arrijnë mbi 38 mijë doza vaksine antiCovid në Kosovë

Lapsi.al 12 May 2021
COVAX sjell në Kosovë kontigjentin e dytë, arrijnë mbi 38

Në Kosovë kanë arritur 38,400 dozat e vaksinës kundër koronavirusit përmes programit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Lajmi u bë i ditur nëpërmjet faqes së UNICEF-it dhe shpërndarja e tyre do të bëhet në përputhje me Planin Kombëtar të vaksinimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në vend, njofton Klan Kosova.  Për të pritur këtë donacion nga COVAX në aerportin ndërkombëtar “Adem Jashari” kanë dalur kryeministri i vendit, Albin Kurti, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe përfaqësues ndërkombëtar në Kosovë.

Ky është edhe kontigjenti i dytë i vaksinave të programit të COVAX në vend dhe shpërndarja e vaksinave do të bëhet në bazë të planit kombëtar të vaksinimit të Kosovës. Më 28 mars në Kosovë kishte arritur dërgesa e parë me 24.000 doza të vaksinës. Këto dy javë vendi ka pranuar edhe dy kontingjente vaksinash Pfizer/BioNTech, me mbi 7,000 doza në total, si donacion nga Bashkimi Europian.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI