Flash

Në qershor shtetasit europianë mund të pajisen me certifikatën e COVID-19

Lapsi.al 12 May 2021
Në qershor shtetasit europianë mund të pajisen me

Bashkimi Evropian po shpreson që të nxjerrë një certifikatë të COVID-19 deri në muajin qershor në mënyrë që të lejojë qytetarët të udhëtojnë më lehtë brenda bllokut gjatë periudhës së verës. Lëshimin e një dokumenti të tillë po e kërkojnë vendet anëtare të BE-së që janë të varura nga turizmi.

“Kjo është një përparësi për qytetarët tanë dhe prandaj besoj se do të kemi certifikatën para verës”, tha zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Marosh Sefçoviq, pas një takimi të ministrave të jashtëm të bllokut.

Vendimi do të lejonte ata që janë vaksinuar, të rikuperuar nga COVID-19, ose me rezultate negative të testit të kalojnë kufijtë brenda bllokut, ku aktualisht ka kufizime. Zyrtarët e BE thonë se askujt nuk do t’i obligohet të përdorë certifikatën e BE-së dhe dokumenti nuk duhet të konsiderohet si një pasaportë vaksine ose diskriminuese. Shumë vende në BE kanë filluar lehtësimin e masave kundër pandemisë dhe synojnë që përmes sezonin të udhëtimeve verore të ringjallin ekonomitë lokale./REL

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

Kthjellime dhe vranësira mbizotërojnë paraditen në të gjithë vendin. Gjatë mesditës, shira të dobët prekin fillimisht zonat veriperëndimore dhe gradualisht shir...

07:20

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI