Flash

Berisha: “Albanian File” zbulon se Rama e trajtoi Shqipërinë si pronë personale

Lapsi.al 9 November 2026

Berisha: “Albanian File” zbulon se Rama e trajtoi

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me dosjen “Albanian File”, të cilën e cilësoi si një nga dosjet më kriminale në historinë e Evropës. Sipas Berishës, kjo dosje dëshmon se territoret më të bukura turistike dhe peizazhet natyrore të Shqipërisë janë vënë në dispozicion të grupeve të lidhura me trafikun e drogës.

Gjatë deklaratës së tij, Berisha akuzoi kryeministrin se ka trajtuar territorin e vendit si pronë personale, duke shkelur, sipas tij, Kushtetutën, ligjet e pronësisë dhe rregullat e urbanistikës. Ai e përshkroi dosjen “Albanian File” si një dokument që, sipas tij, pasqyron shtrirjen e karteleve të drogës në territorin shqiptar, duke pretenduar se zonat më të bukura bregdetare, kodrat, malet, luginat dhe majat e vendit u janë dhënë interesave të lidhura me narkotrafikun.

Berisha përdori disa emërtime për dosjen, mes tyre “Libri i Kuq”, “Dosja Shqiptare”, “Padrinoja Miliarder” dhe “Shqipëria në kthetrat e karteleve dhe mafies më të rrezikshme të Evropës dhe botës”.

Berisha për “Albanian Files”: SPAK nuk e ndëshkon dot Ramën

Albanian File’ është një nga dosjet më kriminale në tërë historinë e Evropës.
‘Albanian File’ është dosja që dëshmon se zonat më të bukura turistike panoramike piktoreske, peizazhet më magjike të vendit në bregdet, në kodrat, malet, luginat, majat e këtij vendi i janë shitur drogës, drogës dhe vetëm drogës.
Kurrë ndonjëherë një kryeministër nuk ka guxuar të trajtojë territorin e vendit të tij si pronën personale të veten, duke shkelur Kushtetutën, ligjet e pronësisë dhe urbanistikën e vendit.
‘Albanian File’ është dosja që mund të quhet ndryshe Shqipëria në kthetrat e karteleve të drogës.
‘Albanian File’ apo ‘Libri i Kuq’ ose ‘Dosja Shqiptare’ mund të ketë titull tjetër Padrinoja Miliarder.
‘Albanian File’ mund të ketë titull tjetër ‘Shqipëria në Kthetrat e Karteleve dhe Mafies më të Rrezikshme të Evropës dhe Botës’.
Apo mund të quhet ‘Kushtetuta Urbanistike e Parë e Narkoshtetit të Parë dhe të Vetëm në Evropë’.
‘Albanian File’ ose ‘Libri i Kuq i Padrinos’, i cili është denoncuar muaj më parë së pari nga gazetarë guximtarë dhe më pas është denoncuar nga PD në këtë sallë, në parlament dhe kudo, përmbledh edhe njëherë për rikujtesë 523 projekte, për të cilat nuk ekziston as edhe një kusht i vetëm ligjor i respektuar, qoftë në rrafshin e pronësisë, qoftë në rrafshin e mjedisit, qoftë në rrafshin urbanistik dhe në asnjë rrafsh tjetër.
Aty nxin me të gjithë shëmtinë e tij ndërtimi i hotelit ‘Edi Rama’ në Kanionin e Gjipesë, kanion që në shekuj ka qenë pronë publike.
Që nuk ka pasur kurrë asnjë pronar, por që peshkaqeni Olsi Rama duke përdorur Edi Ramën, i cili nuk e mori kurrë me dokumente kadastrale arkivore, jo. 
Nuk dispononte asnjë dokument kadastral. As të perandorisë, të mbretërisë, as të diktaturës se i përkiste Aneta Kolekës, të ndjerë.
Gjithçka filloi pasi u bë kryeministër Padrinoja.
U vërsulën si peshkaqenët nga deti bashkë me pinjollët e Spiro Kolekës dhe kanë marrë 221 mijë metër katrorë tokë në njërin nga 20 kanionet e regjistruara si ndër më të bukurit e të gjitha brigjeve të botës.
Me datën 8 nëntor, SPAK-u njoftoi se ka hapur çështje hetimore, ka filluar hetimin për dosjen ‘Albanian File’.
Pashë qëndrime të ndryshme.
Pati të ngazëllyer nga ky njoftim. Pati të tjerë skeptikë dhe realistë në vlerësime.
Të mendosh se SPAK-u apo të besosh se SPAK-u do të penalizojë Edi Ramën është njëlloj sikur të mendosh se veshi tënd mund ta shohësh pa pasqyrë.

Por ajo çka bëj thirrje sot, agjencive ndërkomëbtare, agjencive të vendeve partnere, të cilat merren me përkushtim në luftën kundër drogës, në Evropë dhe në botë, të ndërmarrin hetime më serioze për këtë dokument, i cili është de facto monumenti më i zi i drogës në Evropë dhe në botë.
Në asnjë vend tjetër të planetit, as në ato që kultivojnë opiumin, as në ato që kultivojnë kokainën, nuk gjendet kurrë një Kushtetutë urbanistike, monument i zi si kjo dosje ku gjithçka të jetë dorëzuar në duart e karteleve dhe trafikantëve.
523 projekte në 60 studio, ndër të cilat edhe çfarë t’u thuash, edhe njerëz që ekzaltohen për shkak të xhepit dhe i thonë Ramës që ti nuk duhet të bësh zgjedhje se vetëm kështu ne gjejmë parajsën tonë.
Janë harxhuar për ato projekte nga 1.5 mesatarisht në 2 miliardë euro, ku pa asnjë diskutim përzgjedhësi i studios së çdo projekti është vetë Padrino, çka do të thotë se vetë Padrino ndan paratë, ndan shumat, ndan favoret.
Është famoze një studio belge që bëri Sheshin Skënderbej, por para sheshit ajo ka bërë sarajet e Surrelit pa asnjë faturë, por e shpërblyer më vonë.
Pra, edhe njëherë dënoj me forcën më të madhe të gjithë këtë veprimtari mafioze kriminale të Edi Ramës.
Dënoj me forcën më të madhe arrestimin, ndalimin dhe shoqërimin që i bëri dje gazetarit holandez që me kurajë denoncoi i parë ose ndër të parët këtë dosje.
U bëjmë thirrje agjencive partnere ndërkombëtare të ndërmarrin çdo hetim sepse është një shans i madh për të zbërthyer në çdo qelizë narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Evropë, narkoshtetin e Edi Ramës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI