Flash

Çlirimi i gazit në minierën në Martanesh, policia procedon penalisht 53-vjeçarin

Lapsi.al 12 May 2021
Çlirimi i gazit në minierën në Martanesh, policia procedon

Një ngjarje e rëndë u shënua në një minierë në Martanesh dje. Si pasojë e çlirimit të gazit humbi ndjenjat dhe u transportua në spitalin e Traumës në Tiranë një minator, si dhe tre të tjerë u dërguan në spitalin e qytetit. Një ditë pas ngjarjes, policia e Dibrës njofton se për ngjarjen ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për një 53 vjeçari, për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”.

 "Në vijim të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, ku në një galeri në Batër të zonës Martanesh, mbetën të asfiksuar  disa punëtorë, në përfundim të veprimeve të para hetimore nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin SH. E., 53 vjeç, banues në Klos, për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”, njofton policia.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

Kthjellime dhe vranësira mbizotërojnë paraditen në të gjithë vendin. Gjatë mesditës, shira të dobët prekin fillimisht zonat veriperëndimore dhe gradualisht shir...

07:20

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI