Flash

Shkoi me plagë në spital, i riu në Korçë arrestohet bashkë me shokun

Lapsi.al 12 May 2021
Shkoi me plagë në spital, i riu në Korçë arrestohet

Marsel Rusi, 33-vjeçari që u vetëplagos një natë më parë në Korçë është arrestuar nga policia bashkë me shokun e tij Andi Adri. Sipas policisë, ata kanë tentuar të shtrembërojnë ngjarjen duke dhënë deklarime të rreme. Adri e ka çuar në spital 33-vjeçarin duke i kërkuar të thotë se e ka plagosur dikush tjetër, por nga hetimet ka rezultuar se ai është vetëplagosur.

Rreth orës 22:40, Rusi ka shkuar në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore i dëmtuar në fundshpinë, si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit.

"Shtetasit e mësipërm, kanë krijuar prova të rreme, me qëllim shmangien nga e vërteta e ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme hetimore”, njofton policia.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

Kthjellime dhe vranësira mbizotërojnë paraditen në të gjithë vendin. Gjatë mesditës, shira të dobët prekin fillimisht zonat veriperëndimore dhe gradualisht shir...

07:20

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI