Flash

Pak orë nga zgjedhjet/ Ku dhe kur do të votojnë krerët politikë të vendit

Lapsi.al 24 April 2021
Pak orë nga zgjedhjet/ Ku dhe kur do të votojnë krerët

Shumë pak orë na ndajnë nga procesi i votimit në vendin tonë, i cili do të nisë në orën 07:00 dhe do të mbyllet në orën 19:00. Presidenti Ilir Meta do të hapë procesin dhe pritet që ai të votojë në orën 07:00, në qendrën e votimit, në Kopshtin nr.31, Rruga “Pjetër Bogdani” në Tiranë. Zëdhënësi i Presidentit të Republikës bën me dije se presidenti Ilir Meta do të jetë qytetari i parë që voton nesër për zgjedhjet e 25 prillit.

Më pas radhën e ka kryetari i  Partisë Demokratike, Lulzim Basha që do të votojë në orën 09.00 në qendrën e votimit 1929 pranë çerdhes nr.13, Rr. Demir Gashi, Njësia 8.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama pritet të votojë në Surrel në orën 10:30 mëngjesin e së nesërmes. Pasditen e sotme u mbyll shpërndarja e materialeve zgjedhore në të gjitha KZAZ-të e 12 qarqeve. Do të jenë në gatishmëri 5427 policë në zgjedhje, ndërsa repartet e ushtrisë kanë zëvendësuar policinë në ruajtjen e objekteve të ndryshme.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI