Flash

Protestat, Franca rrit pagën minimale me 1.6%

Lapsi.al 9 November 2026

Protestat, Franca rrit pagën minimale me 1.6%

Qeveria franceze ka njoftuar një rritje prej 1.6% të pagës minimale, e cila do të hyjë në fuqi më 1 dhjetor. Ky ndryshim vjen pas disa javësh protestash për fuqinë blerëse dhe kushtet ekonomike të francezve.

Paga minimale në Francë do të kalojë nivelin e 1,500 eurove neto, duke arritur kështu në rreth 1,502 euro. Pas rritjes së pagës minimale do të shtohen 23.65 eurosh në muaj.  

“Lidhur me pagën minimale (SMIC), kemi vendosur dy gjëra, ta aplikojmë më 1 dhjetor rritjen automatike, e cila ishte parashikuar të hynte në fuqi më 1 janar dhe që kjo rritje të jetë 1.6%”, deklaroi ministri i Punës, Jean-Pierre Farandou, gjatë një konference për shtyp.

Aktualisht, paga minimale në Francë është 1,477.93 euro. Kryeministri Sébastien Lecornu e cilësoi këtë si rritjen e dytë më të madhe në 20 vitet e fundit, duke theksuar se ajo nuk duhet nënvlerësuar.

Ministri Farandou e cilësoi rritjen si një ndihmë për punonjësit, por edhe si një nxitje për sektorët e ndryshëm që të nisin negociatat për përmirësimin e pagave. Ai u bëri thirrje përfaqësuesve të sektorëve profesionalë që të nisin diskutimet që javën e ardhshme, me qëllim rritjen e pagave minimale të përcaktuara në marrëveshjet kolektive dhe përshtatjen e tyre me nivelin e ri të SMIC.

Megjithatë, vendimi i qeverisë nuk ka bindur sindikatat. Kryetarja e CFDT-së, Marilise Léon, e konsideroi rritjen të pamjaftueshme, ndërsa drejtuesja e CGT-së, Sophie Binet, e cilësoi atë si “thërrime”.

“Ne nuk erdhëm këtu për të lypur lëmoshë”, deklaroi Binet, e cila bëri gjithashtu thirrje për organizimin e protestave të reja më 17 nëntor.

Në Francë, paga minimale rritet zakonisht automatikisht në muajin janar, në përputhje me inflacionin, ndërsa në raste të caktuara mund të ketë edhe rritje të ndërmjetme gjatë vitit. Qeveria po përpiqet të zbusë pakënaqësinë e qytetarëve, në një kohë kur hapësira e saj për ndërhyrje ekonomike është e kufizuar për shkak të borxhit publik në rritje.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI