Flash

Anne Hathaway në qendër të polemikave? Çfarë ndodhi gjatë xhirimeve të filmit të saj të ri?

Lapsi.al 9 November 2026

Anne Hathaway në qendër të polemikave? Çfarë ndodhi

Një projekt i ri kinematografik, i lidhur me emrin e aktores së njohur Anne Hathaway, është vënë në qendër të kritikave pas pretendimeve për kushte të vështira pune gjatë xhirimeve.

Bëhet fjalë për filmin “Little Five”, i cili frymëzohet nga gara e famshme universitare e çiklizmit Little 500 dhe rrëfen historinë e një grupi studentesh që ndihmuan në ndryshimin e këtij sporti. Në rolet kryesore janë aktoret Ariana Greenblatt dhe Rain Spencer.

Sipas dëshmive të disa personave që kanë marrë pjesë në xhirime, eksperienca në sheshxhirim nuk ka qenë aspak e lehtë. Një prej tyre tregoi se pjesa më e madhe e xhirimeve zhvillohej në ambiente të jashtme, në temperatura që arrinin deri në 32 gradë Celsius.

Pjesëmarrësit duhej të qëndronin për orë të tëra nën diell, ndërsa mbanin veshje të përshtatshme për stinën e vjeshtës, sipas skenarit të filmit.

Një prej aktoreve pretendoi se situata ishte aq e vështirë sa disa persona përjetuan lodhje dhe probleme për shkak të temperaturave të larta. Ajo tregoi se edhe anëtarët e ekipit të produksionit po përballeshin me vështirësi, ndërsa përpiqeshin t'u siguronin ujë dhe mbrojtje nga dielli.

Problemet, sipas dëshmive, nuk përfundonin me kushtet atmosferike. Edhe ushqimi i ofruar gjatë xhirimeve u bë objekt kritikash.

Një prej pjesëmarrëseve u shpreh se menuja përbëhej kryesisht nga pulë dhe oriz, duke pretenduar se për shkak se nuk konsumonte mish pule, ishte detyruar të ushqehej vetëm me oriz gjatë gjithë javës.

“Dukej si në burg, sinqerisht. Pulë dhe oriz çdo ditë”, rrëfeu ajo.

Megjithatë, një tjetër pjesëmarrës dha një version ndryshe, duke thënë se ushqimi ishte më i mirë krahasuar me eksperiencat e tij në produksione të tjera.

Pagesat e vonuara, një tjetër problem për produksionin

Një nga ankesat më serioze lidhet me pagesat për personat që morën pjesë në xhirime.

Një aktore, e cila punonte si figurante, tregoi se për një javë kishte fituar 1,025 dollarë, por pagesa nuk i ishte dhënë e gjitha në kohën e duhur. Sipas saj, paratë mbërritën me këste dhe çeku i fundit iu dorëzua vetëm në muajin tetor.

Ajo theksoi se vonesat kishin qenë veçanërisht të vështira për të, pasi është nënë e vetme dhe kishte llogaritur te këto të ardhura për të përballuar shpenzimet familjare.

Ndërkohë, një tjetër pjesëmarrës pretendoi se ende i mungonte një pagesë prej rreth 200 dollarësh.

Sipas raportimit të Daily Mail, janë paraqitur edhe tri ankesa pranë Departamentit të Punës në Illinois për paga të papaguara, me shuma që arrijnë në disa mijëra dollarë.

Nga ana tjetër, drejtuesi i kompanisë së produksionit Pigasus Pictures, Zachary Spicer, ka pranuar se ka pasur probleme me procesimin e pagesave, por ka deklaruar se çështja është zgjidhur dhe se të gjithë pjesëmarrësit janë paguar plotësisht.

Ai shpjegoi se administrimi i dokumentacionit për më shumë se 10 mijë pjesëmarrës në xhirime kishte kërkuar kohë shtesë.

Çfarë roli kishte Anne Hathaway?

Pavarësisht se filmi është prodhuar nga kompania e lidhur me Anne Hathaway, nuk është e qartë se sa e përfshirë ka qenë personalisht aktorja në menaxhimin e përditshëm të produksionit.

Disa pjesëmarrës besojnë se ajo mund të ketë vizituar sheshxhirimin, por asnjëri prej burimeve të cituara nuk konfirmoi se e kishte takuar personalisht.

Një prej tyre tregoi se kishte parë një video-mesazh ku Hathaway falënderonte figurantët për kontributin e tyre.

Ndërkohë, Zachary Spicer ka marrë përsipër përgjegjësinë për administrimin financiar, pagesat, stafin dhe organizimin e përditshëm të xhirimeve, duke theksuar se çdo problem duhet t'i atribuohet atij dhe jo personave të tjerë të përfshirë në projekt.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI