Flash

Ish-ministri i Shëndetësisë denoncoi skadencën e vaksinave, reagon ISHP: Përpjekje e dështuar, vaksinohuni të shpëtoni jetë

Lapsi.al 24 April 2021
Ish-ministri i Shëndetësisë denoncoi skadencën e vaksinave,

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu ka folur rreth sigurisë së vaksinave që kanë ardhur në Shqipëri duke pretenduar se ato janë të skaduara. Pak pas këtyre deklaratave ka reaguar Instituti i Shëndetit Publik. Përmes një njoftimi, ISHP e konsideron denoncimin si përpjekje të dështuar për të dekurajuar qytetarët nga e vetmja zgjidhje për t’i dhënë fund pandemisë dhe t’iu rikthyer jetës normale.

Në njoftim saktësohet se vaksinat janë të sigurta dhe janë sjellë në Shqipëri brenda të gjitha standardeve të ruajtjes.

"“Përdorimi i procesit të vaksinimit për qëllime të fushatës zgjedhore është një përpjekje e dështuar për të dekurajuar qytetarët nga e vetmja zgjidhje për t’i dhënë fund pandemisë dhe për t’ju kthyer jetës së dëshiruar prej 14 muajsh .

Vaksinat janë të sigurta, janë sjellë në Shqipëri brenda të gjithë standarteve të ruajtjes.", sqarohet në njoftim.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI