Flash

Ministria e Shëndetësisë përditëson të dhënat e Covid-19 në Shqipëri, shifra të ulëta infektimesh dhe 5 viktima

Lapsi.al 24 April 2021
Ministria e Shëndetësisë përditëson të dhënat

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar shifrat Covid të 24 orëve të fundit. Sipas të dhënave në vend vijon të ketë qëndrueshmëri në numrin e rasteve, e po kështu edhe të fataliteteve. Raportohet se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 139 raste pozitive, ndërsa kanë humbur jetën 5 persona.

5 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19:  2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetarë nga Durrësi,  1 qytetar nga Kavaja,1 qytetar nga Peqini, të moshave 63 – 77 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 154 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Ndërkohë, një ditë më parë më vend u shënuan 156 raste të reja dhe 3 humbje jete.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI