Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

'Mënyrë idiote e të luajturit' – Allardyce fajëson Emery për humbjen e Arsenal

Lapsi.al 13 August 2018
'Mënyrë idiote e të luajturit' – Allardyce

Ish-trajneri i Anglisë, Sam Allardyce, ka fajësuar trajnerin e ri të Arsenal, Unai Emery, për humbjen në debutim, duke kritikuar mënyrën e lojës me dalje me pasime nga prapavija kundër Manchester City.

Emery kishte një pagëzim të zjarrtë në debutimin në Premier League, kur i është dashur të përballet me kampionët në fuqi në Emirates të dielën.

Topcinjtë humbën 2-0 përballë formacionit të Pep Guardiolas, por mund të kishte qenë një rezultat edhe më i thellë për vizitorët, që e dominuan gjithë ndeshjen.

Të njohur për presingun e lartë në ndeshje, City e vuri përfund Arsenal dhe Allardyce ka fajësuar për gjithcka teknikun Emery. “Është faji i teknikut,” ka përcaktuar ish-trajneri i Anglisë për Talksport . “Ishte një mënyrë idiote e të luajturit. Mos i kërko dikujt të bëjë kundër Manchester City pikërisht atë që nuk duhet. Cfarë bën Manchester City? Presing, presing, presing, kështu që pse përpiqesh të dalësh me pasimë që nga prapavija?", përfundoi Allardyce.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI