Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Hierarkitë e reja të Juventus, Dybala i lë vendin Ronaldos, por del para Bonuccit

Lapsi.al 13 August 2018
Hierarkitë e reja të Juventus, Dybala i lë vendin Ronaldos, por

Ndeshja brenda familjes në Villar Perosa do të mbetet në kujtesë mbi të gjitha për debutimin me fanellën bardhezi të Cristiano Ronaldos, "goditja e shekullit" e destinuar të rrisë edhe më shumë nivelin e një skuadre prej vitesh në majën e futbollit botëror.

Por sfida mes Juventusit të Allegri e formacionit të të rinjve, ka zbuluar edhe dy të vecanta që kanë një tregues të rëndësishëm. Të dy episodet kanë Paulo Dybala protagonist. Argjentinasi, autor i dy golave dhe lojërave prestigji, ka vendosur shiritin e kapitenit. E kjo është e reja e parë.

La Joya, në sezonin e katërt në Torino, e ka marrë shiritin nga Chiellini në minutën e 25. Numri 10 ka kaluar në hierarki Leonardo Bonuccin, që në momentin e largimit nga Juventus vinte pas Buffon e Chiellinit. Ish-kapiteni i Milan ka humbur rëndësi në skuadër, edhe pse tifozët e kanë duartrokitur. Sigurisht Allegri nuk ka ndërmend ta vlerësojë me shiritin e kapitenit pas një sezoni si milanist.

Ndryshimi tjetër i takon pozicionimit në fushë të Dybalas. Numri 10, që e ka trashëguar pozicionin e tij të fundit në stafetë me Tevez, i ka lënë vendin e tij Cristiano Ronaldos. CR7 nuk ka marrë dhuratë vetëm numrin e fanellës nga Cuadrado, por edhe "vendin" e Dybalas.

Mbetet për të parë nëse argjentinasi do të tërhiqet edhe nga goditjet e 11 metërshit? Por kjo është një zgjedhje që Allegri do ta vendosë vetë përpara të shtunës së ardhshme në Bentegodi, në të parën e kampionatit kundër Chievos.

Të këshilluara

Video/ Sterling befason Arsenal në Londër

Manchester City merr avantazhin në Londër përballë Arsenal. Në minutën e 14 Sterling thyen portierin Cech, duke ia bërë në ngjitje ndeshjen e parë teknikut Unay...

17:21

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI