Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Willian shfaq urrejtjen për Conte: "Po të qendronte, do largohesha"

Lapsi.al 13 August 2018
Willian shfaq urrejtjen për Conte: "Po të qendronte, do

Mesfushori brazilian i Chelsea, Willian, duket se ka rigjetur qetësinë në Londër dhe dëshiron ta lërë pas sezonin nën drejtimin e Antonio Contes. Braziliani madje ka shtuar se "nuk kishte shanse" që ai të vazhdonte të luante për Chelsea me Antonio Conten, por është i lumtur që po e bën këtë me Maurizio Sarrin.

Barcelona inistoi për të marrë Willian nga Chelsea këtë verë, por londinezët kërkuan më shumë se £60 milion paund për brazilianin, për të cilin u interesua edhe Manchester United.

Sidoqoftë, largimi nga Stamford Bridge nuk është më në agjendën e tij. "A do isha këtu nëse Conte do qendronte? Asnjë mundësi. Jo," tha ai. "Jam këtu tani sepse dua të luaj për Chelsea dhe do largohem vetëm nëse ata do duan të iki."

Chelsea fitoi 3-0 kundër Huddersfield në ndeshjen e tyre hapëse, me golat e N'Golo Kante, Jorginho dhe Pedros, por Willian ka mbetur i impresionuar nga futbolli sulmues i shfaqur nga Sarri.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI