Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Dikur Eto'o tani Keita, Interi shpreson që historia të përsëritet

Lapsi.al 13 August 2018
Dikur Eto'o tani Keita, Interi shpreson që historia të

Heroi i tripletës së famshme të Inter është natyrisht Samuel Eto'o dhe askush tek zikaltrit nuk e ka harruar kamerunasin, që i bëri të ngjiteshin aq lart - në majën e Europës. Tani tek Inter do të luajë një senegalez, Keita Balde, por që e ka marrë bekimin e kamerunasit që kur ishte fëmijë, në një foto, të cilën tifozët zikaltër e kanë marrë si shenjë të destinit.

“Jam shumë i lumtur. Spalletti ishte shumë i rëndësishëm për ardhjen time këtu. Shpresojmë në një aventurë të madhe me Interin”. Janë fjalët e para të Keita Balde, përforcimi i ri i zikaltërve i cili mbërriti mbrëmjen e së dielës në Milano me makinë nga Montekarlo, i shoqëruar nga agjenti i tij Roberto Calenda. Sot në mëngjes sulmuesi senegalez ka kryer vizitat mjekësore në klinikën “Humanitas di Rozzano”. Tashmë firma për një kontratë 5-vjeçare.

Keita mbërrin nga Monaco si huazim për 5 milionë euro me të drejtën e blerjes për 34. “Spalletti është njeriu perfekt – ka thënë agjenti i Keita, Calenda, i intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” – Mund ta ndihmojë Keita të hedh hapin cilësor final dhe t’i japë mentalitetin fitues për të cilin ka nevojë. Zgjodhi Interin edhe për shkak të prezencës së Spalletit, një garanci”. Keita mund të jetë në dispozicion të teknikut ziktalër që për ndeshjen e parë të Interit në Serie A, të dielën mbrëma në Mapei Stadium të Reggio Emilia kundër Sassuolos.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI