Flash

Bestrova në flakë, tre vatra aktive dhe dëme të konsiderueshme në ullinj

Lapsi.al 7 October 2026

Bestrova në flakë, tre vatra aktive dhe dëme të

Një zjarr i madh ka përfshirë mbrëmjen e së martës fshatin Bestrovë, duke krijuar një situatë emergjente në zonë. Tre vatra zjarri janë aktivizuar pothuajse njëkohësisht, ndërsa flakët janë favorizuar nga era e fortë, duke u përhapur me shpejtësi në terren Nga zjarri është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me bimësi dhe shkurre, ndërsa flakët kanë përfshirë edhe rrënjë ullinjsh, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në zonën e prekur.

Për shuarjen e zjarrit në terren kanë mbërritur disa mjete zjarrfikëse, tre autobote, si dhe shërbimet e Emergjencave Civile. Forcat në terren kanë punuar për disa orë për të izoluar vatrat dhe për të parandaluar përhapjen e flakëve në sipërfaqe të tjera. Situata është bërë edhe më shqetësuese pasi nga flakët janë rrezikuar edhe dy stane, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve ka shmangur përhapjen e zjarrit drejt tyre.

Pas rreth pesë orësh, forcat zjarrfikëse kanë arritur ta vënë zjarrin nën kontroll, ndërsa vijon puna për monitorimin e zonës dhe eliminimin e mundësisë së riaktivizimit të vatrave. Dëmet e shkaktuara në bimësi, shkurre dhe ullinj janë të konsiderueshme. Ndërkohë, nga të dhënat paraprake dyshohet se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm, ndërsa pritet që hetimet të përcaktojnë shkaqet dhe rrethanat e plota të rënies së tij.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI