
Pesë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident të ndodhur në orët e para të mëngjesit në zonën e Nartës, në lagjen “24 Maji” të Vlorës. Në përplasje janë përfshirë një kamionçinë dhe një furgon që transportonte gjashtë persona. Pas goditjes, një prej mjeteve ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Sipas të dhënave paraprake, të plagosurit dyshohet se janë shtetas indianë, të cilët po udhëtonin drejt një fasonerie ku punonin. Të lënduarit janë transportuar në Spitalin Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore. Ende nuk ka informacion zyrtar për gjendjen e tyre. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur dinamikën dhe shkaqet e aksidentit.