Flash

Zjarr në një magazinë në Durrës, humb jetën 25-vjeçari nga Bangladeshi

Lapsi.al 24 May 2026

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mëngjesin e kësaj të dielë në zonën e Fllakës, në Sektor Rinia të Durrësit, ku një zjarr përfshiu ambientet e një magazine ku gatuhej ushqim për punonjësit.

Si pasojë e asfiksimit nga tymi, 25-vjeçari nga Bangladeshi Omar Faruk humbi jetën, pavarësisht tentativës së shokëve të tij për ta nxjerrë jashtë.  Ndërkohë si pasojë e zjarrit, një 30-vjeçar nga Kenia po merr ndihmë mjekësore në spital.

Sipas informacionve, dyshohet se flakët janë shkaktuar nga një bombul gazi në ambientin e kuzhinës, në një kohë kur punonjësit e fabrikës së prodhimit të skafeve në Durrës ishin në gjumë. Siç shihet nga pamjet, gjithçka është shkrumbuar në vendin që u përfshi nga zjarri, një ambjent që përdorej edhe nga punëtorët e huaj për të qëndruar dhe fjetur.

Policia dhe forcat zjarrfikëse shkuan në vendngjarje, ndërkohë që falë  ndërhyjes së këtyre të fundit, u bë e mundur kufizimi i flakëve të cilat rrezikonin përfshirjen e ambjenteve të tjera të kompanisë. Mësohet se një grup ekspertësh po hetojnë detaje rreth kësaj ngjarje që i kushtoi jetën një punonjësi të huaj dhe shkaktoi dëmtimin e një tjetri. Pas ngjarjes në mjediset e kompanisë mbërriten dhe përfaqësues të Inspektoriatit Shtetëror Teknik dhe Industrial. 

Të këshilluara

Berisha: Vota e demokratëve dje ishte gracka ku shpirti i mafias u kap si laraska

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar sërish pasi u konfirmua me votë në krye të Partisë Demokratike, duke e cilësuar procesin si një fitore të demokratëve ndaj “narko-mafias më të rrezikshme në Europë”. Në një reagim të gjatë publik, Berisha deklaroi se vota e anëtarësisë së PD-së përfaqësonte “triumfin e dinjitetit” dhe demokracisë […]

14:53

Analiza e NYTimes: Një kërcënim prej 1.8 miliardë dollarësh për demokracinë amerikane

Bordi Editorial i NYTimes shkruan për një fond të fshehtë prej 1.8 miliardë dollarësh, i krijuar nga Departamenti i Drejtësisë i Presidentit Trump, po shkakton shqetësim të thellë. Ai shihet si një formë korrupsioni e hapur, një mjet për ndëshkimin e kundërshtarëve politikë dhe një përpjekje për të rishkruar historinë, duke kërcënuar thelbin e rendit kushtetues amerikan.

14:48

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI