Flash

Ndryshimet në ligjin për Policinë, sindikata paralajmëron dërgimin në Kushtetuese

Lapsi.al 24 May 2026

Teksa në Kuvend është depozituar projektligji për ndryshimin e ligjit për Policinë e Shtetit, Sindikata e Punonjësve të Policisë kërkon ndryshime rrënjësore, jo “arnime” që nuk fuqizojnë efektivët blu apo vetë funksionimin e organizatës.

“Nga ana teknike është për të rregulluar disa procedura për të cilat ka hasur vështirësi në emërimin e drejtorëve të përgjithshëm dhe drejtorëve të departamentit. Në qoftë se do ketë një nisëm për ndryshimin e ligjit, duhet të zgjerohet gama e marrjes së mendimeve. Të bëjmë edhe një ligj tjetër që të jetë më efektiv se ky, se ne mendojmë që ka shumë reduktime që duhet t’i bëhen ligjit ekzistues”, tha përfaqësuesi  i sindikatës.

Sindikata thotë se do bëhet pjesë e konsultimeve dhe do të japë pikat ku nuk bie dakord as me ligjin aktual, dhe nëse nuk do të kenë mbështetje, ligjin e Policisë mund ta kundërshtojë në Gjykatën Kushtetuese.

“E vetmja mundësi që i jepet sindikatës është që për të gjitha ato nene ose ndryshimet që ne kemi kërkuar nga Kuvendi, t’i bëjnë prezent ose t’i ndryshojnë, ose ne do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për ato nene për të cilat bien ndesh me të drejtat që ka pasur me ligjet e mëparshme njëkohësisht edhe me ato nene të cilat bien ndesh me kushtetutën edhe kodin e punës”, tha ai.

Sindikata e Policisë kërkon ndryshime të tetë neneve të ligjit aktual, konkretisht: Neneve 17, 56, 65, 69, 96, 105, 110, 116. Këto nene kanë të bëjnë me përfitimin e të ardhurave nga gjobat për komisariatin që i ka dhënë, në masë 50%, përfshirjen e Sindikatës dhe disa institucioneve të tjera në komisionin e zgjedhjes së drejtuesit të ri të policisë, rivendosja e tri gradave në nivelin zbatues, heqjen e moshës së pranimit në Polici, anëtarësimin në Sindikatë apo shoqata të ndryshme ndërkombëtare e kombëtarë të efektivëve, sigurimin e jetës për efektivët, shpërblimin për vjetërsinë në punë si dhe heqjen e pikat f,g,gj dhe h, te Neni 116, pasi efektivit i shkelen të drejtat me kufizime të panevojshme, antikushtetuese.

Të këshilluara

Berisha: Vota e demokratëve dje ishte gracka ku shpirti i mafias u kap si laraska

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar sërish pasi u konfirmua me votë në krye të Partisë Demokratike, duke e cilësuar procesin si një fitore të demokratëve ndaj “narko-mafias më të rrezikshme në Europë”. Në një reagim të gjatë publik, Berisha deklaroi se vota e anëtarësisë së PD-së përfaqësonte “triumfin e dinjitetit” dhe demokracisë […]

14:53

Analiza e NYTimes: Një kërcënim prej 1.8 miliardë dollarësh për demokracinë amerikane

Bordi Editorial i NYTimes shkruan për një fond të fshehtë prej 1.8 miliardë dollarësh, i krijuar nga Departamenti i Drejtësisë i Presidentit Trump, po shkakton shqetësim të thellë. Ai shihet si një formë korrupsioni e hapur, një mjet për ndëshkimin e kundërshtarëve politikë dhe një përpjekje për të rishkruar historinë, duke kërcënuar thelbin e rendit kushtetues amerikan.

14:48

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI