Flash

Zelensky: Është absurde që prodhimi i sistemeve të mbrojtjes raketore nuk mund të plotësojë kërkesën

Lapsi.al 7 July 2026

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky shprehu keqardhje për mungesën e sistemeve të armëve jetike për mbrojtjen e Ukrainës kundër raketave balistike ruse. Ai gjithashtu nënvizoi se është absurde që prodhimi nuk mund të plotësojë kërkesën për të shpëtuar jetë njerëzore.

"Është thjesht absurde që, në botën moderne, prodhimi nuk është rritur ende në nivelet e nevojshme për të mbrojtur njerëzit nga terrorizmi i raketave balistike", tha Zelensky në një videomesazh të publikuar të hënën.  

Mediat shkruajnë se Zelensky tha se Ukraina ka njohuritë për të prodhuar sisteme të tilla armësh. Kjo duke vënë në dukje se nëse siguron një licencë nga SHBA për të ndërtuar sisteme Patriot, prodhimi do të ishte i mjaftueshëm jo vetëm për mbrojtjen e Ukrainës, por edhe për ndihmën e partnerëve që kanë nevojë për to.

Të këshilluara

The Albanian Files: Anatomia e "rilindjes arkitekturore" të Edi Ramës

I prezantuar si një album i transformimit arkitekturor të Shqipërisë, libri “The Albanian Files” hedh dritë mbi rolin e kryeministrit Edi Rama dhe vartësve të tij në përzgjedhjen e arkitektëve me famë botërore për projektet private të kullave në Tiranë dhe resorteve në bregdet.

20:59

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI