Flash

Aktivisti: Ambasadori gjerman mbështet protestën tonë

Lapsi.al 6 July 2026

Aktivisti Andi Tepelena ka deklaruar se protesta që po zhvillohet prej 37 ditësh në Tiranë kundër qeverisë dhe Edi Ramës po merr mbështetje ditë pas dite nga ndërkombëtarët.

Para kryeministrisë ai deklaroi se një kongresmen amerikan ka kërkuar hetim ndaj kryeministrit Edi Rama për lidhje me drogën, ndërsa europarlamentarë kanë marrë pjesë në protestë duke shprehur mbështetjen e tyre.


Po ashtu ai deklaroi se protesta ka marrë edhe një mbështetje të jashtëzakonshme nga ambasadori i shtetit më të fuqishëm të BE-së, Gjermanisë.

Siç tha ai, Karl Bergner ka deklaruar se “Duhet të vlerësojmë ata që respektojnë vlerat e BE-së në përditshmëri, por edhe ata që qëndrojnë për të kërkuar zbatimin e ligjit, mbrojtjen e natyrës dhe çështje të tjera që lidhen me procesin e integrimit. Çdo aktivitet i shoqërisë civile që është në përputhje me vlerat e BE-së është i mirëpritur. Protestat e dhunshme nuk janë pjesë e vlerave të BE-së dhe se kush ka faj për dhunën e ushtruar është ende në diskutim”.

Aktivisti Andi Tepelena: Ne po marrim dita-ditës mbështetje nga ndërkombëtarët. Një kongresmen ka hapur hetim për Edi Ramën dhe lidhjet e tij me drogën. Europarlamentarë erdhën këtu dhe iu bashkuan protestës, europarlamentarë të tjerë do të vijnë në ditët që vijojnë. Sot kemi një mbështetje të jashtëzakonshme nga ambasadori i shtetit më të fuqishëm të BE-së, Gjermanisë.

Prej 37 ditësh po zhvillojmë një revolucion paqësor dhe qytetar për largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e Edi Ramës. Ambasadori gjerman në Shqipëri, Karl Bergner komentoi protestat duke i cilësuar ato pjesë të vlerave evropiane.

 
Citoj si më poshtë: “Duhet të vlerësojmë ata që respektojnë vlerat e BE-së në përditshmëri, por edhe ata që qëndrojnë për të kërkuar zbatimin e ligjit, mbrojtjen e natyrës dhe çështje të tjera që lidhen me procesin e integrimit. Çdo aktivitet i shoqërisë civile që është në përputhje me vlerat e BE-së është i mirëpritur. Protestat e dhunshme nuk janë pjesë e vlerave të BE-së dhe se kush ka faj për dhunën e ushtruar është ende në diskutim”, tha ambasadori Karl Bergner.

Ai po na jep një mbështetje të qartë dhe të fuqishme për protestën tonë paqësore, dhe e sheh atë si pjesë të vlerave të BE-së dhe si të drejtë të qytetarëve që kërkojnë ligj e drejtësi. Të vazhdojmë me dinjitet dhe vendosmëri.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI