Flash

Perlat e 'BESËS'/ Zbardhet dokumenti me të cilin Rama u përgjigjet protestuesve

Lapsi.al 25 July 2026

Afro dy muaj pas nisjes së revoltës qytetare, Edi Rama vendosi t’u përgjigjej protestuesve. Një përgjigje pa përgjigje brenda...

Kryeministri doli në një deklaratë të gjatë para qytetarëve për të thënë atë që dihej tashmë: nuk tërhiqet nga projekti. Pa dhënë as një shpjegim apo arsyetim, ai nxori një dokument. Dokumenti quhet “BESA”. Një emër i qëlluar që nuk përmban gjë tjetër veçse dhjetëra faqe të mbushura me metoda, panele, memorandume, indekse, barometra dhe platforma dixhitale. 

Projekti i Zvërnecit, që ishte dhe zanafilla e protestave, do të jetë testi i parë i “BESËS”. Sipas këtij plani të ri të qeverisë, parashikohet që brenda një periudhe 90-ditore të zhvillohen dëgjesa në terren me banorë, studiues, shkencëtarë, por edhe grupet që protestuan, për të marrë më pas një vendim për të ardhmen e projektit. Dëgjesat do të regjistrohen, do të arkivohen dhe më pas do të përmblidhen në raporte publike. 

Dokumenti parashikon edhe krijimin e një “Barometri Kombëtar të Besimit”. Ky instrument do të masë sa besim kanë qytetarët te institucionet. Përse duhet një barometër për të matur atë që shihet çdo mbrëmje në bulevard?!

Një tjetër mekanizëm është “Indeksi i Kujdesit”. Vjosë-Narta do të regjistrohet si aseti i parë publik që do të trajtohet sipas këtij standardi të ri. Parashikohet gjithashtu një “Rishikim Pas Veprimit”, ku do të analizohet se cilat sinjale u dëgjuan dhe cilat u shpërfillën përpara qershorit. Me pak fjalë, do të analizohet gjithçka, përveç përgjegjësisë politike.

Në fund, qeveria premton se kontratat, afatet, zotimet dhe arsyetimet do të publikohen në platformën “Flamingo Mirror”. Strategjia e Ramës është tashmë e njohur. Pas përpjekjeve për ta zbehur protestën, tani tenton të marrë simbolin e saj. Flamingoja, e kthyer në shenjën e revoltës qytetare, bëhet pjesë e platformës qeveritare dhe shndërrohet në markë institucionale.

Lexoni disa nga 'perlat' e dokumentit që mban vulën e fabrikës 'ChatGPT' më poshtë".

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI