Flash

Vrasja e ‘Tanit të Rruzhdiut’ në Sarandë, dalin fotot e autorit në momentin e ekzekutimit

Lapsi.al 25 September 2026

Pamjet e kamerave të sigurisë kanë fiksuar autorin e dyshuar të vrasjes së 44-vjeçarit Artan Myrtaj, pak ditë më parë në Sarandë. Në një prej fotove, autori shihet i veshur me xhup jeshil, pantallona të zeza dhe skafandër në kokë, ndërsa mban dy armë.

Artan Myrtaj u vra paraditen e së dielës, më 20 shtator, në zonën e njohur si ish-Agjencia në Sarandë, ndërsa nga të shtënat mbeti i plagosur edhe një 73-vjeçar. Ekzekutimi i 44-vjeçarit dyshohet se lidhet me një seri ngjarjesh të ndodhura më herët në Sarandë, që e kanë zanafillën në një plagosje të regjistruar në korrik 2025. Myrtaj dyshohet se ka qenë pjesë e atij konflikti dhe kjo është një nga pistat ku janë përqendruar hetuesit.

Në kuadër të hetimeve për identifikimin dhe kapjen e autorëve, policia ka marrë në pyetje mbi 30 persona, por deri tani nuk ka mundur të bjerë në gjurmët e tyre. Pas vrasjes, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ngriti një grup të posaçëm hetimor për të verifikuar situatën kriminale në Sarandë. Në vijim të masave të marra, me firmën e kryepolicit u bë edhe ndryshimi i drejtimit të Komisariatit të Policisë së Sarandës. Feliks Hodo u transferua në Dibër, ndërsa në krye të Komisariatit të Sarandës është emëruar Saimir Shkambaj.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI