
Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës, rreth orës 23:00, në superstradën Lezhë–Milot, në dalje të qytetit të Lezhës. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa një prej tyre ka përfunduar e përmbysur në anë të rrugës. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar dy persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Lezhës. Sipas të dhënave të para, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Paraprakisht dyshohet se shkak i përplasjes ka qenë një parakalim i gabuar, ndërsa shpejtësia e lartë mund të ketë ndikuar në dinamikën e aksidentit. Policia Rrugore ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe përgjegjësitë e drejtuesve të mjeteve.