Flash

Vrasja e Edmond Sulës, policia kontrolle në disa banesa në Bërxullë, shoqërohen disa persona

Lapsi.al 7 August 2026

Policia ka ndërmarrë një aksion kontrollesh në Bërxullë, në kuadër të hetimit për zbardhjen e plotë të vrasjes së shtetasit Edmond Sula. Me vendim të gjykatës, efektivët e policisë kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në 4 banesa. Mësohet se fokusi i këtyre kontrolleve ka qenë në pronat dhe banesat e pjesëtarëve të familjes Loci, ku janë kërkuar prova materiale që mund t’i shërbejnë zbardhjes së ngjarjes.

Gjatë operacionit, policia ka shoqëruar disa persona në komisariat, të cilët po pyeten nga grupi hetimor në lidhje me rrethanat e krimit dhe njohjen e tyre me viktimën. Pista kryesore ku po përqendrohen hetuesit lidhet me një konflikt të mundshëm pronësie mes viktimës Edmond Sula dhe personave të shoqëruar. Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe identifikimin e përgjegjësve.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI