Flash

Vizita sekrete, drejtori i CIA-s mbërrin në Moskë

Lapsi.al 25 August 2026

Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, ka mbërritur në Moskë gjatë ditës së martë në një udhëtim të paparalajmëruar.

As Uashingtoni dhe as Moska nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht praninë e kreut të inteligjencës amerikane në kryeqytetin rus, ndërsa mbetet ende e paqartë se me kë pritet të takohet ai apo cilat do të jenë temat e diskutimit.

Euronews raporton se, vizita vjen pasi një aeroplan ushtarak transporti i SHBA-së zbarkoi në aeroportin Vnukovo të Moskës, pasi kishte udhëtuar nga Uashingtoni përmes Rigës, çka u pasua nga lëvizja e një autokolone diplomatike amerikane nëpër qytet.

Nga ana e tij, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi se nuk kishte informacion për avionin ushtarak dhe se nuk janë planifikuar takime me përfaqësues të administratës amerikane këtë javë.

Udhëtimi i sekretuar i Ratcliffe përkon gjithashtu me një ditë pas 35-vjetorit të Pavarësisë së Ukrainës, ku udhëheqësit evropianë u mblodhën në Kiev në mbështetje të vendit, ndërsa asnjë përfaqësues i lartë i administratës Trump nuk mori pjesë në ato ceremoni.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI