Flash

SHBA heq Sirinë nga lista e shteteve sponsorizuese të terrorizmit, Rubio: Kemi parë ndryshime pozitive

Lapsi.al 25 August 2026

Shtetet e Bashkuara kanë hequr Sirinë nga lista e shteteve sponsorizuese të terrorizmit, në një tjetër hap të administratës së presidentit Donald Trump për lehtësimin e sanksioneve ndaj qeverisë së re siriane, pas rrëzimit të regjimit të Bashar al-Asadit.

Sipas Zyrës së Kontrollit të Aseteve të Huaja, Siria nuk i nënshtrohet më kufizimeve të parashikuara nga rregulloret amerikane për qeveritë e vendeve të përcaktuara si sponsorizuese të terrorizmit. Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha në një deklaratë se vendimi u “ndërmor në njohje të veprimeve pozitive të ndërmarra dhe angazhimeve të mëtejshme” nga presidenti Ahmed al-Sharaa për të “dalluar plotësisht Sirinë nga aktet e terrorizmit ndërkombëtar”.

Al-Sharaa e mirëpriti vendimin në një deklaratë për X. Ai falënderoi Trumpin dhe tha se Siria po hiqte një “faqe nga e kaluara e saj e dhimbshme, në mënyrë që të nisej në sferën e zhvillimit dhe rindërtimit”. Siria ishte në listen e zezë që nga viti 1979, kur Uashingtoni akuzoi qeverinë e ish-Presidentit Hafez al-Assad për mbështetjen e grupeve të armatosura. Ky përcaktim mbeti në fuqi gjatë gjithë sundimit të djalit të tij, Bashar al-Assad, i cili u rrëzua nga rebelët e udhëhequr nga Al-Sharaa në dhjetor 2024.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI