Flash

Franca vendos ndalimin përfundimtar të telefonave në shkollat e mesme

Lapsi.al 24 August 2026

Përdorimi i telefonave celularë do të ndalohet përfundimisht në të gjitha shkollat e mesme në të gjithë Francën, duke nisur nga fillimi i vitit të ri shkollor.

Vendimi është konfirmuar zyrtarisht nga zëdhënësja e qeverisë franceze, Maud Bregeon, pas miratimit të ligjit nga Këshilli Kushtetues dhe dekretimit nga Presidenti Emmanuel Macron. Zëdhënësja sqaroi se kuadri ligjor është konsoliduar duke hequr nenet që u shpallën jokushtetuese, me qëllim zbatimin e menjëhershëm të kësaj mase.

"Ndalimi i telefonave celularë në shkollat ​​e mesme është miratuar nga Këshilli Kushtetues. Pra, Presidenti i Republikës ka vendosur të miratojë ligjin që u rrëzua pjesërisht, pa nenet që u shpallën jokushtetuese, sigurisht, me qëllim që të zbatojë, brenda një kuadri ligjor të stabilizuar, mjetet që janë vërtetuar tashmë. Thënë thjesht, ndalimi i telefonave celularë në shkollat ​​e mesme mund të hyjë në fuqi që nga viti i ri shkollor, sipas një kuadri legjislativ të qëndrueshëm dhe të konsoliduar.", u shpreh ajo.

Megjithatë, ligji parashikon edhe përjashtime të veçanta, ku përdorimi i telefonave do të lejohet për qëllime të arsimit, nevoja administrative apo për studentët e klasave përgatitore që ndjekin kurse për pranimin në shkollat e larta.

Euronews raporton se, zbatimi i kësaj mase po bëhet i shkëputur nga propozimi për ndalimin e rrjeteve sociale për personat nën 15 vjeç, masë kjo që u rrëzua nga Këshilli Kushtetues në fillim të muajit.

Lidhur me këtë pikë, Kryeministri Sébastien Lecornu ka bërë me dije se po përgatitet një version i ri i tekstit ligjor që do të marrë parasysh të gjitha vërejtjet e autoritetit më të lartë juridik në vend

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI