Flash

Vijon bojkoti në Gjykatën e Vlorës, qytetarët prej dy ditësh pa shërbim

Lapsi.al 11 September 2026

Vijon bojkoti i punonjësve në Gjykatën e Vlorës, duke sjellë vështirësi për qytetarët që paraqiten për të marrë shërbime.

Një qytetare shprehet se prej dy ditësh shkon në gjykatë, por nuk ka mundur të marrë shërbimin për të cilin është paraqitur.

“Kam dy ditë që vij dhe nuk po marr shërbim”, shprehet ajo, duke kërkuar një zgjidhje për situatën. 

Ndërkohë, Gjykata e Vlorës ka njoftuar qytetarët se shërbimet do të ofrohen ditën e hënë. Bojkoti ka shkaktuar shqetësim te qytetarët, veçanërisht ata që kanë çështje apo dokumente që nuk mund t’i shtyjnë.

Të këshilluara

SPAK: Si e fshehu Balluku pronën e dytë në Palasë

Ish-ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku akuzohet nga SPAK për përfitimin e një vile të dytë luksoze në resortin “Green Coast” në Palasë në këmbim të një tenderi në Unazën e Madhe të Tiranës. Përmes faturimeve fiktive dhe emrave të tretë, "Alko Impex" akuzohet se pagoi qindra mijëra euro për pishinë “infinity”, vaska hidromasazhi dhe pajisje të tjera luksi.

12:12

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI