Flash

Video që tregon se Rama e dinte paraprakisht për Vlora Hysenin

Kryeministri e krijoi alibinë që në 6 shtator, në intervistë me Rudina Xhungën

Lapsi.al 22 September 2026

Sa herë dikush i kapet me preshë në duar Rama bën alibinë se ai ka ngrënë kumblla dhe dardha pas shpinës së tij. Edhe për shefen e SHishit ai ka larë duart duke thënë se i kishte dhënë besim, se nuk dinte se ç'bënte ajo, madje madje se marëdhënien me Vlora Hysenin ia kishte deleguar shefes së kabinetit. Përjashtim bënte vetëm ndonjë informacion special në lidhje me Naton dhe aleatët.

Deri këtu nuk ka ndonjë gjë të re.Gjënjeshtra e zakonshme. Por interesant është fakti se  kryeministri i ka bërë këto deklarata në një intervistë me Rudina xhungën dy javë para masës së arresiti për Vlora Hysenin (video këtu poshtë).

Pra siç shihet kryeministri e ka përgatitur që më parë alibinë se nuk dinte gjë për shitjen e sekreteve shtetërore dhe ndihmën ndaj bandës kriminale të Gys Agasit. Ai ishte njoftuar për çdo i ndodhte kryespiunes që importoi nga Kosova që së paku në 6 shtator. E gjitha duket edhe më e shpifur kur në deklaratën e sotme ai u shfajësua se e mori me vonesë lajmin pasi ndodhej në Neë York ku ka një ndryshim orari me fiferencë 6 orë.

LAPSI.AL 

Të këshilluara

Rama shkarkon Vlora Hysenin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Nju Jorku pas masës së arrestit në shtëpi të vendosur nga SPAK ndaj drejtoreshës së Sh&...

15:39

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI