Flash

Mediat bojkotojnë Trump, hakmarrje për dëbimin e gazetarëve

Lapsi.al 22 September 2026

Rrjetet kryesore televizive në Shtetet e Bashkuara pezulluan transmetimin e aktiviteteve të presidentit Donald Trump, në shenjë hakmarrjeje ndaj dëbimit të CNN, Politico dhe MS NOË nga Shtëpia e Bardhë.

Trump e njoftoi ndalimin e mediave në fjalë ditën e premte, kur dhe i akuzoi për “fabrikim gënjeshtrash” mbi administratën e tij. Vetë grupet mediatike deklaruan se gazetarëve të tyre u ishte mohuar hyrja në selinë presidenciale.

Tre organet informative njoftuan se do ta padisin administratën Trump në përpjekje për të mbrojtur parimin se, qeveria nuk vendos atë që raporton shtypi.

Vetëm pak më vonë, Shtëpia e Bardhë i dha jetë kanalit të saj në streaming, Trump TV, që është aktiv gjatë gjithë ditës dhe gjatë gjithë javës me aktivitetet e presidentit.

Edhe media të tjera amerikane, mes të cilave New York Times dhe Washington Post, kanë njoftuar gjithashtu se nuk do të marrin pjesë në mbulimin e eventeve të kreut të shtetit.

Për pasojë, asnjë rrjet televiziv nuk transmetoi pamjet e Trump teksa hipte në Air Force One dhe as mbërritjen e tij në Nju Jork për të ndjekur asamblenë e përgjithshme të OKB-së.

Trump mori pjesë edhe në një ceremoni për përurimin e platformës së uljes së helikopterëve në Shtëpinë e Bardhë. Eventi u transmetua në website-n e presidencës, por komentet e tij nuk dëgjoheshin.

Më vonë, presidenti u shfaq në një televizion pas një takimi me kryebashkiakun e Nju Jorkut, Zohran Mamdani, i cili theksoi se të gjithë përfaqësuesit e mediave duhet të priten në konferencat e shtypit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI