Flash

Vëllai i Araujo akuzon teknikun Bielsa para Botërorit: “Faleminderit që e dëmtove”

Uruguaji po përgatitet për fillimin e Botërorit 2026 me teknikun Marcelo Bielsa në pankinë, por atmosfera para turneut është mjaft e trazuar.

Lapsi.al 9 June 2026

Uruguaji po përgatitet për fillimin e Botërorit 2026 me teknikun Marcelo Bielsa në pankinë, por atmosfera para turneut është mjaft e trazuar. Gjithçka për shkak të dëmtimit muskulor të Ronald Araujo. Mbrojtësi i Barcelonës është grumbulluar normalisht nga Bielsa për Kupën e Botës, por mbërriti në grumbullim me vetëdijen se duhej të rikuperonte nga një dëmtim muskulor i pësuar me klubin katalanas para fundit të sezonit.

Araujo duhej të ndiqte një program specifik rikuperimi përpara se të hynte në përgatitjet klasike të Botërorit. Por gjërat nuk shkuan kështu.

Polemikën e hapi vëllai i tij, Mikael Araujo

Në profilin e tij në Instagram u shfaq një komunikatë ku njoftohej se Araujo kishte marrë leje nga Federata e Uruguajit për të udhëtuar në Barcelonë dhe për t’iu nënshtruar ekzaminimeve të tjera pas një shqetësimi fizik. Vetëm një ditë larg grumbullimit, për t’u rikthyer më pas në kampin e kombëtares në Meksikë dhe për të vlerësuar gjendjen së bashku me stafin mjekësor.

Por ky udhëtim nuk i pëlqeu aspak vëllait të tij, i cili sulmoi rëndë teknikun Bielsa: “Faleminderit që i dëmton lojtarët pak ditë para Botërorit!”. Vëllai i mbrojtësit të Barcelonës e akuzoi teknikun Bielsa se nuk kishte respektuar planin e rikuperimit të Ronaldit, duke e ngarkuar me punë që ai nuk mund t’i përballonte. Sipas tij, pikërisht kjo solli përkeqësimin e gjendjes së lojtarit.

Në këtë pikë duket pothuajse e sigurt se Araujo do të humbasë ndeshjen e debutimit më 15 qershor kundër Arabisë Saudite, por mund të jetë i gatshëm për përballjet ndaj Kepit të Gjelbër (22 qershor) dhe Spanjës (27 qershor). Megjithatë, trajneri ende nuk ka konfirmuar një datë për rikthimin e tij.

Araujo është një nga shtyllat kryesore të kombëtares uruguaiane. Ai numëron 27 paraqitje dhe një gol, duke qenë një nga elementët më të rëndësishëm të skuadrës. Tani mbetet për t’u parë se kur do të vihet sërish në dispozicion të El Loco, me shpresën se problemi nuk është serioz. Por sigurisht që atmosfera para Botërorit për Uruguajin po bëhet gjithnjë e më e rëndë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI