Flash

Vdekja e Jesús de Miguel, portieri Owono i shkatërruar: “Nuk doja ta lëndoja”

Sipas raportimit të rrjetit radiofonik Radio Cope, portieri i Andorras, Jesús Owono, përpara njoftimit për vdekjen e Jesús de Miguel, kishte dëshiruar t’i kërkonte privatisht falje familjes së sulmuesit të Tenerifes.

Lapsi.al 3 November 2026

Vdekja e Jesús de Miguel, portieri Owono i shkatërruar: “Nuk

Sipas raportimit të rrjetit radiofonik Radio Cope, portieri i Andorras, Jesús Owono, përpara njoftimit për vdekjen e Jesús de Miguel, kishte dëshiruar t’i kërkonte privatisht falje familjes së sulmuesit të Tenerifes.

“Ka një shqetësim të jashtëzakonshëm në Andorra. Kam dëgjuar disa lojtarë të thonë se kjo është gjëja më e vështirë që kanë përjetuar ndonjëherë në një fushë futbolli. Mund ta imagjinoni gjendjen e Jesús Owono... Andorra këmbëngul se nuk kishte asnjë qëllim të keq, asnjë dëshirë për të lënduar. Nuk është aspak e këndshme për të të dëgjojë stadiumin Heliodoro duke thirrur ‘vrasës, vrasës!’”, raporton Radio Cope. 

Sipas këtij rrjeti radiofonik, përpara se të përhapej lajmi për vdekjen e De Miguel, portieri “ishte thellësisht i tronditur nga situata”. Ndërkohë, nuk konfirmohen zërat për mbylljen e llogarisë personale të Owono në Instagram, e cila në mëngjesin e 3 nëntorit rezultonte ende aktive.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI