Flash

Carrick i kujton Romës historiken 7-1: "Një nga momentet më të bukura të karrierës sime”

Ndeshja historike mes Manchester United dhe Romës, e përfunduar me rezultatin 7-1, u luajt më 10 prill 2007 në “Old Trafford” dhe ishte e vlefshme për ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të Champions League.

Lapsi.al 3 November 2026

Carrick i kujton Romës historiken 7-1: "Një nga momentet më

Ndeshja historike mes Manchester United dhe Romës, e përfunduar me rezultatin 7-1, u luajt më 10 prill 2007 në “Old Trafford” dhe ishte e vlefshme për ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të Champions League. Në atë Manchester United të drejtuar nga Sir Alex Ferguson, Michael Carrick kishte një rol qendror, si nga pikëpamja taktike, ashtu edhe në dinamikat e dhomës së zhveshjes. Kujtimi i asaj ndeshjeje është ende shumë i gjallë, edhe pas gati njëzet vitesh. Aq sa Carrick e rikujtoi atë në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së radhës kundër verdhekuqve, e programuar për të martën, më 3 nëntor. Me buzëqeshjen e dikujt që e di se ato kohë nuk do të kthehen më, sidomos përballë realitetit dëshpërues të një Manchester United në rënie të plotë dhe të vazhdueshme.

Një epokë e artë, fantastike, e papërsëritshme, por tashmë e perënduar. Ai Manchester United jo vetëm që nuk ekziston më, por nuk mund të rikthehet kurrë, pasi ishte një kombinim i përgatitur në mënyrë të përsosur nga Sir Alex Ferguson, strategu i fundit i madh në shtëpinë e “Djajve të Kuq”, që nuk ka pasur më të barabartë në pankinë. Përkundrazi, sot kjo skuadër dhe kjo shoqëri nuk janë as nga larg një kopje e zbehtë e asaj që kanë qenë dikur. Megjithatë, një fill i gjatë dhe i padukshëm lidh atë natë historike për tifozët anglezë me atë që po afron, e cila do të zhvillohet sërish në “Old Trafford”, por me një frymë dhe një gjendje shpirtërore krejtësisht të ndryshme. Ai United ishte i mbushur me yje dhe përbënte një kërcënim për të gjithë Europën. Sot, “Djajtë e Kuq” po paguajnë çmimin në Champions League, ku kanë vetëm tri pikë pas po aq ndeshjesh, mes të cilave edhe humbja poshtëruese kundër Comos. Edhe më keq është situata në Premier League, ku kanë shtatë pikë pas nëntë ndeshjesh dhe ndodhen në kufijtë e zonës së rënies nga kategoria.

Mes atyre kampionëve që ishin në fushë, sot ka mbetur vetëm një, por tashmë në pankinë: Michael Carrick. Nuk është rastësi që ai e rikujton atë mbrëmje magjike me buzëqeshje dhe nostalgji në sy e në zë. “Po flasim për shumë vite më parë… Ishte një mbrëmje e jashtëzakonshme, ndoshta më e bukura e gjithë karrierës sime. Kam qenë shumë me fat që isha pjesë e saj”. Dhe ai nuk ishte aspak një figurë dytësore, pasi në atë fitore të madhe 7-1, Carrick shënoi dy gola, duke turpëruar Romën. Por as Roma nuk është më e njëjta si atëherë. Sot, duket se rolet janë përmbysur: verdhekuqtë kryesojnë në Serinë A, ku që nga fillimi i sezonit qëndrojnë në pozitat e para, ndërsa në Champions League po rikthejnë formën dhe po bëjnë më mirë se United.

Një tjetër kambanë alarmi për trajnerin Carrick, dikur lideri i heshtur në dhomën e zhveshjes së Unitedit të yjeve dhe sot drejtuesi në pankinë i një skuadre të panjohur. Megjithatë, ai ka konfirmuar tashmë se nuk ka ndërmend të braktisë anijen në mes të stuhisë: “Unë qëndroj këtu”, tha pas humbjes së radhës kundër Chelsea, për ata që e donin larg “Old Trafford”. Me shpresën që sfida e re kundër Romës të mos sjellë me vete vetëm valixhen e kujtimeve, por edhe atë të ringritjes.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI