Flash

U ekzekutua me breshëri automatiku, ja kush është Valter Lleshi

Lapsi.al 15 June 2026

Personi që po shikoni në foto është Valter Lleshi, personi i cili u gjet i vrarë brenda automjetit të tij në fshatin Shkorret, të Mirditës. Lleshi është qëlluar me breshëri plumbash automatiku, ndërsa në vendngjarje janë gjetur 18 gëzhoja. Viktima ishte punonjës i kompanisë së bazaltit në Spaç, ku mars të këtij viti, kësaj kompanie i ishte vendosur një sasi tritoli në një prej makinerive, e cila nuk kishte shpërthyer.

Bëhet me dije se viktima njihej për lidhjet miqësore me fisin Reçi. Nga ana tjetër, po hetohet edhe lidhja e tij me vrasjen e Anton Kelit, gjë e cila ka ngritur edhe një pistë të re hetimesh e cila fokusohet tek çështja e hakmarrjes. Kjo pasi Lleshi ishte i implikuar në eliminimin e Anton Kelit në vitin 2020, për shkak të prishjes me pazaret e drogës. Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes së rëndë, ndëra policia po heton më shumë mbi rastin.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI