Flash

Tre të plagosur në Elbasan, detaje nga sherri mes adoleshentëve

Lapsi.al 20 July 2026

Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen “Vullnetari” në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali në këtë zonë, ku sipas informacioneve paraprake janë dëgjuar rreth 6 të shtëna me armë zjarri gjatë konfliktit.

 
Pas përplasjes, tre adoleshentë janë paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Njëri prej tyre ka marrë plagë, ndërsa dy të tjerë kanë pësuar dëmtime të lehta, njëri i gërvishtur në këmbë dhe tjetri në krah.

 
 
Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se ende nuk ka informacion të saktë mbi rrethanat e incidentit.

Hetuesit po punojnë për të përcaktuar shkaqet e përplasjes dhe për të identifikuar personat e përfshirë në ngjarje.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI