Flash

Tmerr në Filipine/ Tërmeti me magnitudë 7.8 të shkallës Rihter shkund vendin

Lapsi.al 8 June 2026

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 të shkallës Rihter ka goditur mëngjesin e sotëm jugun e Filipineve, duke shkaktuar viktima, shembje ndërtesash dhe alarm për cunami në disa vende të rajonit të Paqësorit. Siç raportojnë mediat e huaja, të paktën tetë persona kanë humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur nga lëkundjet e forta sizmike që goditën zonën detare pranë brigjeve jugore të ishullit Mindanao.

Autoritetet kanë paralajmëruar se bilanci i viktimave mund të rritet, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit. Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), tërmeti u regjistrua me magnitudë 7.8 ballë në një thellësi prej rreth 35 kilometrash. Fillimisht, magnituda ishte vlerësuar në 8.1 ballë, por më pas u rishikua nga ekspertët sizmologë.

“Një numër ndërtesash janë shembur. Disa shtëpi janë shndërruar në rrënoja”, deklaroi Robert Duggan, oficer policie në qytetin General Santos, një nga zonat më të prekura nga tërmeti.

Epiqendra ndodhej rreth 56 kilometra në jug të qytetit General Santos, në rajonin Mindanao, ku lëkundjet u ndjenë fuqishëm në një zonë të gjerë të arkipelagut filipinas. Pas tërmetit, Qendra e Paralajmërimit për Cunami në Paqësor (PTWC) lëshoi menjëherë alarm për cunami, duke paralajmëruar se valë të mëdha mund të godasin brigjet e Filipineve, Indonezisë, Tajvanit dhe Japonisë brenda pak orësh.

Sipas vlerësimeve, valët e cunamit mund të arrijnë lartësi nga 1 deri në 3 metra në Filipine, ndërsa në Indonezi dhe Malajzi priten valë nga 0.3 deri në 1 metër. Edhe Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA) aktivizoi paralajmërimet përgjatë vijës bregdetare nga Okinawa deri në lindje të Tokios, duke njoftuar se valët mund të arrijnë deri në një metër lartësi.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI