Flash

LVV feston me fishekzjarrë/ Kurti: Do bisedojmë edhe me opozitën

Lapsi.al 8 June 2026

Kreu i LVV-së Albin Kurt mbajti një fjalim të shkurtër në sheshin qendror të Prishtinës pas daljes së rezultateve paraprake të zgjedhjeve të 7 qershorit ku LVV ka dalë e para me rreth 43% të votave.

Kurti ka shigjetuar partitë opozitare, duke thënë se vetëm ata s’do të dalin nesër në punë, meqë s’ka Kuvend.

“Ajo që i mungon shtetit të Kosovës. Republikës së Kosovës i mungon Kuvendi. Fatkeqëissht blloku opozitar nuk shkojnë në punë. Ne jemi të interesuar që edhe blloku opozitar sa më shpejt të shkojnë në punë”, - ka thënë Kurti.

Ai megjithatë ka paralajmëruar se në javët në vazhdim do t’i kontaktojë, takojë dhe se do të bashkëpunojë me të gjitha partitë politike.

“Në javët në viji,do të komunikojmë e do t’i takojmë, dhe do të bisedojmë me të gjitha subjektet politike”, - tha Kurti. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI