Flash

‘Territorialja’/ PD kundër futjes së draftit të PS në kalendarin e Kuvendit, Bardhi: Nuk mund të kalojë pa konsensus

Lapsi.al 21 September 2026

Ndonëse PS e PD nuk u dakordësuan për ndarjen e re territoriale, drafti i socialistëve po diskutohet në Konferencën e Kryetarëve, ku pritet te miratohet edhe projektkalendari. Opozita thotë se një reformë kaq e rëndësishme nuk mund të kalojë pa konsensusin e saj dhe kërkon që të hiqet nga projektkalendari.

“Partia Demokratike është kundër këtij kalendari që keni paraqitur. Ju keni përfshirë për diskutim projektligjin për 'Reformën Territoriale'. Kjo është një çështje e papranueshme për shumë faktorë. Së pari, nuk mund të kaloni një reformë kaq të rëndësishme pa konsensusin e opozitës. Gjithashtu, ju zhvilluat një proces tallës me shqiptarët. Ngritët një komision, ndërkohë që ndarjen e kishit në tavolinë dhe e kishit të gatshme. Sot e sillni këtë çështje këtu, të përfshirë në kalendar. Edhe ajo që po bëni sot është një tallje dhe shkelje e Kushtetutës, pasi aktualisht ka një proces konsultimi publik, ndërsa ju parashikoni diskutimin e projektligjit në komisione. Prandaj, ne jemi kundër”, tha kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi. Pasi të miratohet kalendari i punimeve të Kuvendit, drafti shqyrtohet në komisione dhe më pas i hapet rrugë votimit në seancë plenare.pozita kundërshton draftin e shumicës, i cili parashikon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46. PD kërkon tërheqjen e projektit që synon shkrirjen e 15 bashkive dhe propozon rritjen e numrit të tyre në 100.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI